LAJME

Ish-kryeprokurori Hoxha për zhdukjen e eprovetave në rastin Dehari: S’është normale, s’ka mujtë me ndodh ajo

Ish-kryeprokurori Hoxha për zhdukjen e eprovetave në rastin Dehari: S’është normale, s’ka mujtë me ndodh ajo
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Dhjetor 2022, 19:39

Pretendimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, se ishin zhdukur disa epruveta të rastit të Astrit Deharit ka mobilizuar Prokurorinë në hetime por edhe Policinë e Kosovës. Së fundi, ka folur edhe Sylë Hoxha, që në kohën kur vdiq Astrit Dehari, ushtronte detyrën e Kryeprokurorit.

Sylë Hoxha tash e disa vite është në pension, dhe i kontaktuar nga mediat ka dhënë komentet e tij për rastin.

“Po jo more çfarë normale, s’ka mujtë me ndodh ajo, s’di gjë për atë punë. Fajtorë janë qata që i kanë pasë në përgjegjësi. Unë kam qenë kryeprokuror në Prizren. Le të hulumtojnë dhe të këqyrin kush i ka pasë ato mostra. Kur kam qenë kryeprokuror, e kam lexu një raport të mjekësisë ligjore. Kurgjë më tepër unë s’kam vepru me atë rast.’’ – ka thënë Hoxha për Periskopin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika