Home LAJME Ish-krerët e figurat e UÇK-së në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit

Ish-krerët e figurat e UÇK-së në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit

0
Ish-krerët e figurat e UÇK-së në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit

Shtatë shtetasit e Republikës së Kosovës që po mbahen në Hagë, kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit.Këtë për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përcjell GazetaBlic.Elezi, tha se si institucion, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 Korriku deri më 18 Gusht, kanë pranuar shtatë aplikime nga shtatë shtetasit tanë që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga 7 shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, tha fillimisht ai.Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes ose jo në votim nga jashtë vendit, për këtë rast mund të dihet më vonë.“Pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme”, përfundi Elezi për GazetaBlic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here