LAJME

Ish-komandanti i UÇK-së hedhë akuza të rënda: Vizita e ministres Haxhiu në Hagë lidhet me planin për arrestime të reja

Ish-komandanti i UÇK-së hedhë akuza të rënda: Vizita e ministres Haxhiu në Hagë lidhet me planin për arrestime të reja
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2022, 09:12

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë tashmë do të përballen edhe me akuza të reja.

Kjo pasi që gjatë ditës së djeshme Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se ndaj tyre është zgjeruar aktakuza, raporton FrontOnline.

Berisha ka deklaruar se për këtë ai ka pasur dyshimet e tij në momentin kur është rritur numri i policëve të EULEX-it në Kosovë dhe vizita në Hagë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Rritja e numrit të policëve të EULEX-it, edhe pse kësaj të fundit i ka skadu mandati në 2018-tën, e po ashtu pas vizitës së ministres së Drejtësisë, në Hagë dhe takimit me kryetaren e atij trupi gjykues po dyshoj që kemi të bëjmë me një plan tjetër të arrestimeve. Unë e kam pas këtë dyshim timin lidhur me atë vizitë edhe në seancën e parlamentit sepse ka qenë plotësisht e paarsyeshme vizita e saj kur e din mirë se çfarë qëndrime ka mbajtë ndaj atyre që mbahen në Hagë dhe nuk ka kërkua falje publike asnjëherë për linçimin e tyre dhe akuzimin e tyre për kriminel”, është shprehur Berisha për FrontOnline.

Kurse për zgjerimin e aktakuzës ndaj katërshës së UÇK-së, Berisha ka pohuar se me këtë po punohet që ish-krerët e UÇK-së të dënohen e jo të vendoset drejtësia.

“Tash pas sa kohe aty po procedohet me ngritje të aktakuzave dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve dilet në një diçka tjetër që konsiderohet zgjerim të aktakuzave e që në fakt janë krejtësisht akuza të reja e që do të thotë i bijnë në një situatë jo funksionale edhe trupën mbrojtëse, edhe palën e bijnë në një situatë shqetësuese se aty po punohet me qëllim të dënimit të tyre e jo të vendosjes së drejtësisë e ky është një dallim i madh i proceseve gjyqësore”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Sipas Berishës që nga momenti kur Kuvendi i Kosovës, ka miratuar themelimin e kësaj gjykate shqetësuese është joserioziteti i trupës gjykuese.

Ai po ashtu ka përmendur edhe dorëheqjet e një pas njëshme të prokurorëve e për të cilat ka thënë se edhe kjo mbetet shqetësuese.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika