• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, September 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të Thaçit dhe Veselit

tvprizreni by tvprizreni
December 27, 2020
in LAJME, PRIZRENI ME RAJON
0
Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të Thaçit dhe Veselit
0
SHARES
431
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anton Quni, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, thotë se nuk i është gëzuar arrestimit që Specialja i ka bërë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, dhe uron që UÇK të vazhdojë ruajtjen e imazhit të mirë, pavarësisht ngjarjeve me Gjykatën Speciale.

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, flet edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në Kosovë, të ardhmen e tij politike dhe mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin.

Anton Quni i cili vjet më parë kishte deklaruar që Thaçi e Veseli e kanë vendin në burg dhe se do të qëndrojë në politikë derisa të dy të i shoh prapa grilave, thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të asnjërit prej tyre.

Ministri i Mbrojtjes, duke mos dashur të flas më shumë rreth kësaj çështje, për shkak të postit që ushtron e edhe të situatës në Hagë, thotë se në këtë periudhë duhet përmbajtur nga deklaratat.

“Pasi zoti Thaçi e zoti Veseli janë duke u përballë me drejtësinë nuk do te ishte e ndershme nga kjo pozitë unë të rëndoj edhe më shumë situatën, ne tani duhet të përmbahemi nga deklaratat, posaçërisht nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, por asesi nuk i jam gëzuar për cilindo autoritet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duhet me u përballë me autoritetet e gjykatës ndërkombëtare”, thotë Quni.

Ish-luftëtari i Betejës së Kosharës thotë se brenda organizimit ushtarak ekziston një kulturë e përkrahjes reciproke.

“Askush nuk i gëzohet nëse një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet me u përballë me gjykatën ndërkombëtare. Ne urojmë që gjithë ato veprime të UÇK-së pa marrë parasysh si do të jetë epilogu individual për të akuzuarit, të ruaj imazhin e mirë qe e ka të qytetarët por edhe në përgjithësi nga komuniteti ndërkombëtar. Tek e fundit ka qenë një luftë çlirimtare që është zhvilluar në Kosovë, jo jashtë kufijve të Kosovës, kur qenia e popullit shqiptar ka qenë në pikëpyetje nga agresioni serb”.

Qunin nuk e kanë befasuar zhvillimet e fundit rreth mundësisë së shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai thotë se kjo është pritur dhe LDK është e gatshme për një situatë të tillë.

Quni tregon nëse pret që ndarja e LDK-së me Vjosa Osmanin të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

“Zonja Vjosa Osmani gëzon një autoritet tek një pjesë e votuesve të LDK-së dhe nëse qëndrojmë në këto pozita do të ketë pasoja edhe për LDK-në, por urojmë që në ditët në vijim do të gjendet gjuha e përbashkët dhe të gjithë ata qe kanë çfarëdo arsye që të mbajnë ndonjë distancë me LDK-në, në të ardhmen ta gjejnë vetën brenda saj”.

Sa i përket qëndrimeve personale të Qunit, nuk do të kishte ndonjë pengesë që LDK dhe Vjosa Osmani të vazhdojnë rrugëtimin politik së bashku.

Anton Quni synon qëndrimin në skenën politike në Kosovë, veçse për këtë i duhet besimi i organeve të larta të partisë.

“Nuk varet çdo gjë vetëm nga unë, nga dëshirat dhe vullneti im, shumë gjëra determinohen edhe nga dispononi i familjes, unë jam edhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, më duhet edhe besimi i tyre, por më duhet edhe besimi i autoriteteve më të larta të LDK-së. Nëse te gjitha këto adresa ka mendim pozitiv pse jo edhe në të ardhmen të jem pjesë e politikës në Kosovë. Mendoj që ende mund të jap kontribut në disa çështje posaçërisht politikat qe mbrojnë fushën e sigurisë”, thotë Quni kur pyetet se a do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.

Anton Quni ishte emëruar ministër i Mbrojtjes në qeverinë e koalicionit në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, post të cilin e ka mbajtur edhe në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, por vendi pritet të shkojë në zgjedhje meqë Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo-kushtetuese./kp/

Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
udemy free download
download intex firmware
Premium WordPress Themes Download
download udemy paid course for free
Previous Post

Mustafa për sondazhet e VV-së: Në LDK nuk iu besojmë fare përrallave, shkojmë të vetëm në zgjedhje

Next Post

Një muaj paraburgim për djalin që vrau babain në Prizren

Next Post
Një muaj paraburgim për djalin që vrau babain në Prizren

Një muaj paraburgim për djalin që vrau babain në Prizren

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Javën e ardhshme Parlamenti Evropian diskuton situatën në veri të Kosovës

September 28, 2023
I caktohet një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

BE: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

September 28, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.