Ish-gjenerali, eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, tha se nënshkrimi i marrëveshjes ushtarake të tri shteteve në rajon, Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, nuk është kurrfarë provokimi, siç thonë nga Beogradi zyrtar, por veprim konkret për stabilitet në Ballkan.
“Duke e ditur qëndrimin destabilizues të Serbisë në Ballkan e në vecanti ndaj Kosovës,gjë që është dëshmuar në disa raste me veprime konkrete ushtarake dhe terroriste ndaj Republikës sonë, nënshkrimi i marrëveshjes ushtarake tre palshe – Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë- para ca ditësh në Tiranë, është një veprim konkret mbrojtës ndaj këtyre pretendimeve territoriale destabilizuese”, shkroi Qehaja në Facebook, transmeton Periskopi.
Sipas tij, gjendja destabilizuese në Bosnje e Hercegovinë si rezultat i destruktivitetit të Republikës Srpska atje, nën përkrahjen e vazhdueshme të Serbisë, tregon brishtësinë tejet të theksuar të situatës së sigurisë në Ballkan.





