Ish-drejtori i Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, pas lirimit të tij nga akuza në rastin njohur si “Infrakos”.
Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Sadik Paqarizit, Nijazi Kryeziut, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqit, Agron Thaçit dhe Naim Avdylit, të cilët i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Sipas aktakuzës, zyrtarët e lartëceku janë akuzuar për tejkalim të kompetencave.
Rasti “Infrakos” ishte njëri nga rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.
Kryeziu, aktakuzën e ka konsideruar si të rrëzuar.
Shkrimi i plotë:
Aktakuza e rrëzuar
Pas një aktakuze të njohur si rasti Pronto, sot jam liruar edhe nga aktakuza e “Infrakos”.
Nga rrugëtimet e gjata për drejtësi, ka mbetur edhe një rast ku prokuroria ka kontrabanduar një ekspertizë edhe ai rast jam i bindur se do të ketë epilogun si në rastet që tashmë që jam shpallur i pa fajshëm.
Nuk mund të mos falenderoj shoqërinë e avokatisë Kerveshi & Partners Law Firm që kanë përgatitur mbrojtjen dhe strategjinë e mbrojtjës që tashmë është hera e dytë që rezulton e suksesshme në rastet penale me të cilat jam përballur në gjykim.
Ka mbetur edhe një rast për ti përmbyllur të gjitha rastet suksesshëm dhe me gjykime pa kompromise me drejtësinë.
Ju faleminderit gjithë atyre që kanë besuar në pastërtinë time përballë drejtësisë!