- Reklama -

Ish- drejtori i financave Ertan Simitçi, regjistron parti të re, me mbështetjen e anëtarëve të VV-së në KQZ

Nëse jeni i akuzuar për vepër penale kjo nuk paraqet aspak problem që në KQZ të regjistroni parti politike.

Edhe pse Ertan Simitçi është i akuzuar për vepër penale, kjo nuk ka qenë pengesë ligjore që ai ta regjistrojë partinë e vet me emrin “Yenilikçi Hareket Partisi”.Zyrës së Partive Politike (ZRPP) në KQZ nuk i ka bërë përshtypje fakti publik se Ertan Simitçi është i akuzuar për vepër penale.

- Reklama -

Aktakuza publike nuk ka qenë arsye që të refuzohet regjistrimi i partisë turke “Yenilikçi Turk Hareket Partisi” me kryetar Ertan Simitçi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Simitçi ishte drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit, që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes.Aktakuza është bërë publike prej disa muajsh, por, vetëm të qenit i akuzuar nuk e ka ndaluar ish drejtorin e Haskukës që të regjistrojë partinë politike.

Zyra dhe KQZ duket se nuk kanë lexuar as reagimin e ambasadës amerikane, e cila në fund të gushtit i ka dhënë mbështetje të hapur organizatave të shoqërisë civile në Prizren të cilat i kishin kërkuar kryetarit të komunës për të shkarkuar zyrtarin e akuzuar. “Jemi të kënaqur që shohim qytetarët që marrin në mënyrë serioze rolin mbikëqyrës dhe duke folur për Sundimin e Ligjit”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Tëitter.KQZ-ja nuk kishte arritur që në mbledhjen e javës së kaluar ta regjistrojë këtë parti, por në mbledhjen e 29 tetorit kjo u mundësua pas vendimit të PZAP-it që kishte anuluar vendimin refuzues të KQZ-së.

 

Pikërisht kjo çështje ka përplasur anëtarët e KQZ-së Sami Kurteshi të LVV-së e Rifat Krasnic nga KDTP , ku ky i fundit ka kundërshtuar që kjo parti të regjistrohet.Në mbledhjen e të enjtes, anëtari i KQZ-së nga radhët e komunitetit turk, Rifat Krasniç ka kërkuar që të mos votojnë për regjistrimin e kësaj partie me arsyetimin se kryetari i kësaj partie është i akuzuar për korrupsion dhe po përballet në gjyq me drejtësinë.“Ky që e ka formuar partinë e turqve, ai vetë nuk është komunitet turk, e dyta nëna e kryetarit të partisë ka qenë kandidate e partisë së komunitetit shqiptar Ora dhe ky njeri është në gjyq, pasi ka vjedhur miliona dollarë dhe sot këto 570 nënshkrime që janë këtu, ata 99 për qind asnjë nuk përfaqëson komunitetin turk.

Dëshirojnë që komuniteti turk që jeton në Kosovë të bëhet copa-copa”, tha ai.

Por, që kjo parti të regjistrohet ka kërkuar Sami Kurteshi, i cili tha se PZAP me këtë vendim e ka vërtetuar një absurd të KQZ-së.

“Kjo ka qenë një shuplakë e madhe për KQZ-në nga PZAP-ja, shuplakë shumë e madhe, shumë e drejtë, pa marrë parasysh që unë kam votuar për dhe shumica kemi votuar për po nuk i ka mbërri dy të tretat. Realisht, po të shikohet në thelb nga krejt dokumentet e paraqitura, KQZ-ja nuk ka pasur të drejtë të votojë për këtë çështje, sepse nuk ka pasur asnjë vërejtje konkrete të bazuar në ligj. Prandaj, unë nuk po mund të pranojë se në KQZ merren vendime të tilla absurde,” ka thënë Kurteshi i VV-së në mbledhjen e KQZ-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort