LAJME

Ish deputeti, Naser Rugova: Mbyllje totale për 2 javë

Ish deputeti, Naser Rugova: Mbyllje totale për 2 javë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2021, 16:09

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Naser Rugova ka reaguar për numrin e madh të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID 19 në 24 orët e fundit.

Sipas tij masat në fuqi që ka marrë Qeveria e Kosovës për të parandaluar COVID 19 nuk janë të mjaftueshme.

Ai ka shkruar se opsion i vetëm mbetet mbyllja totale prej 14 ditësh.

Reagimi i plotë:

SHTETI TË VEPROJ URGJENTISHT!

1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Shifra të frikshme! Këto masa nuk po mjaftojnë! Nuk po bie numri i vdekjeve dhe i të infektuarve!

Sonte do duhej të mblidhej Kuvendi i Republikës dhe të merr vendime konform situatës së krijuar, çdo zvarritje po kushton me jetë njerëzish!

Pa njē mbyllje minimum 14 ditë, vështirë të futet gjendja nën kontrollë!

Veproni!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika