LAJME

Isa Mustafa: Rrugën e Rugovës s’mund ta trashëgojnë ata që janë jashtë LDK-së

Isa Mustafa: Rrugën e Rugovës s’mund ta trashëgojnë ata që janë jashtë LDK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2021, 10:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrugën e Ibrahim Rugovës s’mund ta trashëgoj askush përveç atyre që qëndrojnë në LDK.

Mustafa pas bërjes së homazheve së bashku me kryesinë e LDK-së tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e vdekjes, tha se LDK-ja dhe Kosova ndiejnë mungesën e Ibrahim Rugovës.

“LDK-ja dhe Kosova e ndien mungesën e tij, një figurë historike që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Askush s’mund ta trashëgojë këtë rrugë përpos LDK-së dhe atyre që qërojnë dhe punojnë që puna dhe vepra e Rugovës të jetësohet”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika