Isa Mustafa, sapo ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së.
Kështu ka deklaruar Mustafa para mediave, në ditën kur pritet të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së.
“Dëshiroj të ju njoftoj se porsa dhash dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, dorëheqja ishte e parevokueshme. Falënderova strukturën për punën 10-vjeçare, kam pas besim, e kam besim edhe sot se ky kuvend do të nxjerr një kryetar që do ta çojë LDK-në përpara..Si parti e të gjithë gjeneratave, që kultivon partneritet me SHBA-në e BE-në, e cila në asnjë rast nuk duhet t’i mungoj skenës politike të Kosovës”, deklaroi Mustafa ndër të tjera, transmeton Gazeta Express.
Deri tani, kandidatë për kryetar të LDK-së janë deklaruar Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.





