- Reklama -

Isa Mustafa: Kurtin nuk e quaj tradhtar, por mashtrues po

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje është takuar në Berlin për një darkë joformale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi i Kurtit me Vuçiqin u kritikua mjaft shumë në Kosovë, duke marrë parasysh deklaratat e forta të Kurtit para se të vinte në pushtet, ku kishte thënë se nuk do të ketë takime me Serbinë pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

- Reklama -

Lajmi.net sot ka kontaktuar edhe me ish-kryeministrin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili sa ishte kryeministër ishte “gozhduar” nga kreu i VV-së (atëherë në opozitë), Albin Kurti dhe bashkë partiakët e tij, për takimin që Mustafa kishte zhvilluar me Vuçiqin në atë kohë.

Kurti e kishte cilësuar Mustafën “tradhtar” pasi që ky i fundit ishte takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të negociatave Kosovë-Serbi, por se vet Mustafa ka thënë se nuk do ta quajë me të njëjtin epitet Kurtin.

“Nuk mund të lëshohem në nivelin e Kurtit e as të bashkëpunëtorëve të tij. Kanë qenë sjellje rrugaqësh, të rrezikshme për vendin por edhe për jetën e atyre që i shpallnin tradhëtar. Me ato sulme, etiketime e parulla të rrezikshme erdhën në pushtet dhe ky vet u ul gju më gju me Vuçiqin. Nuk shoh asgjë të veçantë që është takuar me Vuçiqin sepse është punë që duhet ta bëjë kryeministri në dialog. Për këtë, unë nuk e quaj tradhtar. Mashtrues po, sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksional për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, ka thënë Mustafa.

Në fund, Mustafa ka deklaruar se është i bindur që Kurti “do t’i gëlltisë të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet që janë arritur dhe do të nënshkruaj marrëveshje edhe më të ndërlikuara”.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti sot në konferencë për media ka folur edhe për takimin që zhvilloi dje me Lajçakun dhe Vuçiqin, duke thënë se në atë darkë ka përfaqësuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka mbrojtur interesat e shtetit të tij.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort