- Reklama -

Isa Mustafa i bindur: Do të dalim partia e parë në zgjedhje

Ndërsa sondazhet e vendosin si parti të tretë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i sfidon ato, duke thënë se partia e tij është e para.

Ai e thotë me bindje se partia që udhëheq do të ketë përkrahjen më të madhe qytetare.

- Reklama -

“Ne do të hyjmë në zgjedhje në fillim të vitit që po vjen me bindjen e plotë që do të kemi përkrahjen e gjerë të qytetarëve, do të kemi ofertën më të mirë demokratike dhe euroatlantike për vendin tonë, se do të dalim parti e parë”, ka thënë Mustafa në një adresim online drejtuar anëtarëve të partisë me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se LDK-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me partitë si motra si motra evropiane popullore evropiane në kuadër të partive për ta forcuar pozicionin ndërkombëtar të vendit tone.

“LDK do të vazhdojë me të gjithë kapacitetin për integrimin e vendit në BE, NATO dhe strukturat tjera ndërkombëtare, duke ruajtur dhe kultivuar me xhelozi miqësinë me SHBA-të”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se pas vizitës që bëri te varri i presidentit të ndjerë Rugova, kur u pyet nga gazetarët nëse kandidat për kryeministër nga LDK do të jetë Lutfi Haziri apo Kujtim Shala, kreu i LDK-së nuk tregoi duke thënë se nuk kanë biseduar ende për emra të përveçëm. /Reporteri.net/.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort