LAJME

Ironizon Zafir Berisha: Të mos i jepet burgu me qira Danimarkës, numri i hajnave në Kosovë po rritet

Ironizon Zafir Berisha: Të mos i jepet burgu me qira Danimarkës, numri i hajnave në Kosovë po rritet
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Gusht 2023, 21:38

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me zhvillimet e fundit në vend sa i përket disa aferave.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet marrëveshja me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim për disa vite të burgut të Gjilanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri i hajnave në Kosovë po rritet me shpejtësinë e dritës.

Sipas tij, kjo i bën të nevojshme hapësirat e reja të burgjeve në vend.

“Marrëveshja me Danimarkën për me i shfrytëzuar me qira burgjet e Kosovës (Gjilanit) duhet të ndërpritet urgjentisht. Rritja e numrit të hajnave, narkodilerëve dhe sekserëve në Kosovë me shpejtësin e dritës, e bën gjendjen alarmante për hapësira nëpër burgje. Paralel me 12 katëshin në Dubravë duhet të planifikohet edhe një 12 katësh në Shtime për trushpërlar”, ka shkruar Berisha./Paparaci.com/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika