Ministrja e Jashtme e Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për skenar kundër kësaj republike, pak ditë pasi që Shqipëria ngriu raportet me këtë shtet duke e akuzuar për sulme kibernetike. Vendimi i Shqipërisë mori përkrahjen amerikane, ndërsa Departamenti i Shtetit i vuri menjëherë sanksione Iranit.
“Mbështetja e menjëhershme e SHBA-së për akuzën false të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimet e shpejta të Washingtonit për të sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës të Iranit duke iu drejtuar të njëjtës akuzë false dhe të paprovuar tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por qeveria amerikane dhe Tirana është viktimë e skenarit të Washingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit”, është shprehur zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Nasser Kanaani, raporton “EuroNews Albania”.





