- Reklama -

Irani i kërkon Interpolit lëshimin e fletarrestit për 48 zyrtarë amerikanë, përfshirë Trumpin

Irani i ka nisur kërkesë Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, Interpol, për lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar për 48 zyrtarë amerikanë, mes të cilëve është edhe presidenti në largim i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të martën Forbes.

Kërkesa në Interpol është bërë për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, në fillim të vitit 2020 në një aksion të ushtrisë amerikane në Irak.

- Reklama -

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë të Iranit, Ghulam Hussein Ismaili, ka thënë se hetimet për vrasjen e komandantit të njësitit elitar Quds, çojnë në përfshirjen e gjashtë shteteve, përfshirë edhe Irakun.

“Është vërtetuar se për vrasjen e Soleimanit janë fajtorë 48 zyrtarë, përfshirë edhe presidentin Trump, si i akuzuari i parë”, është shprehur Ismaili. Ai ka thënë se Irani ka kërkuar nga Interpoli lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për të dyshuarit.

Soleimani u vra një vit më parë në një aksion të ushtrisë amerikane në Bagdad. Ai u vra me dron. Pos tij, u vranë edhe nëntë persona të tjerë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Tërmet në Kroaci, njerëzit dalin jashtë shtëpive

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë mbrëmjes e...

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Biden publikon foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë

Joe Biden ka publikuar foton e fundit nga Shtëpia...

‘Coca-Cola’ tërheq një sasi të pijeve nga tregu në 6 shtete evropiane

Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende...

Dhjetë persona të vdekur nga zjarri në një hotel në Turqi

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 32 kanë pësuar...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort