Platforma televizive IPKO, ka njoftuar publikun se pas shumë vitesh bashkëpunimi, televizionet Klan Kosova, RTV Dukagjini dhe Kanal 10 nuk do të jenë më pjesë e kësaj platforme.
IPKO mbetet pa tri kanalet televizive më të shikuara në vend, Klan Kosova, Kanal10 e Dukagjini largohen nga kjo platformë

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga IPKO, ku thuhet se ndërprerja e bashkëpunimit po bëhet për arsye komerciale, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh nga burimet e saj, se brenda pak javësh nga kjo platformë do të largohen edhe disa kanale të njohura. /Reporteri.net
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

