Në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në pikat kufitare, në vazhdën e aksionit “Pika”, Inspektorati Policor i Kosovë sot ka zbarkuar në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale.
Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni të koduar si “Pika 2” pritet të vihen në prangat e IPK-së dhjetëra zyrtarë policorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”.
Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta të në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.





