- Reklama -

IPK suspendon dy policët që dyshohet se ushtruan dhunë mbi qytetaren

IPK bën të ditur se ka suspenduar dy zyrtarët policorë pasi dyshohet se ushtruan dhunë mbi një qytetare.

Ky është njoftimi i plotë i IPK’së:

- Reklama -

Komunikatë për media

IPK rekomandoi suspendimin për dy zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Prishtinë/Vushtrri 29 dhjetor 2020,

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim sipas detyrës zyrtare sot pas publikimit të një video-incizimi me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në një incident që ka ndodhur në Vushtrri në orët e pasdites.

Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave si dhe sigurimin e disa video incizimeve.

Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident.

Në konsultim me prokurorin kompetent për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt me dyshimin se zyrtarët policorë të stacionit policor të Vushtrrisë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort