Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë (që të gjithë punonjës në Njësinë e Reagimit të Shpejtë- Gjilan) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” ndaj disa të rinjve.
Rasti kishte ndodhur më 22.05.2021 rreth orës 22:00 në një lokal në Gjilan kurse IPK hetimet lidhur me këtë rast ka filluar dy ditë më herët kur hetuesit e Inspektoratit Policor kanë pranuar një ankesë nga një qytetar i cili pretendonte se ndaj tij dhe tre qytetarëve të tjerë ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, njofton Klan Kosova.





