Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, dhe zyrtarë të lartë të dy institucioneve po marrin pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Louisville, Kentacky të SHBA-së.
IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

P֝ërmes një njoftimi për medie bëhet e situr se delegacioni i Kosovës u mirëprit nga kryetari i Bordit, kapiten Chris Ray, anëtarët e Bordit dhe zyrtarë tjerë të delegacioneve të ‘Agjencive Mbikëqyrëse Policore’ në SHBA.
“Gjatë punimeve të konferencës po diskutohet për fuqizimin e integritetit të zyrtarëve policorë, aspekteve profesionale të përdorimit të forcës, ndikimin e përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në aktivitet zyrtare dhe risitë dhe përmirësimet në aspektin ligjor të hetimeve administrative nga hetimet e brendshme”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, NIAIA është organizatë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë mekanizmat mbikëqyrëse Agjencive Policore në SHBA. Kësaj radhe mbi 400 zyrtarë amerikan të Agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe zyrtarë ndërkombëtar po ndjekin punimet e Konferencës, ndërsa Kosova nga viti 2021 është anëtare e barabartë e kësaj organizate si shtet i parë Evropian, krahas ‘Agjencive të zbatimit të ligjit’ në SHBA.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

