Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar të hënën në mbrëmje një zyrtar policor (i stacionit policor Jugu në Prishtinë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Në njoftim thuhet se informacionet e para hetuesit e IPK-së i kishin pranuar përmes rrugëve operative – hetimore ky zyrtar policor nuk ishte duke ju përmbajtur Aktvendimit të Gjykatës Themelore ne Prishtinë e cila kishte vendosur për të njëjtin masën e arrestit shtëpiak (lidhur me një rast ku zyrtari ishte i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare).
Bazuar në këtë informacion IPK kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të verifikonte se a është duke e zbatuar masën e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, mirëpo zyrtarët policorë nuk kishin hasur në të dyshuarin e lartcekur në shtëpinë e tij e as në objektet përcjellëse.





