Një analist i njohur pohon se brenda pak vitesh telefonat Apple do të mund të karikohen ekskluzivisht me valë dhe nuk do të kenë as vende për t’u lidhur me një port fizik.
Apple ka vite që e përdor këtë port në iPhone, përmes të cilit telefoni lidhet me karikuesin, por nga viti 2023 kjo duhet të ndryshojë – dhe jo vullnetarisht, por me forcë. Falë vendimit të Komisionit Evropian, nga qershori i vitit 2024, telefonat dhe shumë pajisje të tjera të shitura në vendet e BE-së do të duhet të kenë të njëjtin portë karikimi: USB-C.
Siç shkruante Mark Gurman në rubrikën e fundit për Bloomberg, edhe pse Apple e kundërshtoi vendimin, ata janë duke u përgatitur për të prej disa kohësh. Disa nga pajisjet e tyre tashmë përdorin USB-C dhe telefonat janë të radhës. Me iPhone 15, lidhësi Lightning shkon në histori (nëse Apple nuk e prezanton atë në gjeneratën e re të modelit më të lirë SE), por Apple nuk e konsideron USB-C si një zgjidhje të përhershme, por vetëm një zgjidhje të përkohshme.





