Rrjedhja e disa dizajneve tregon se Iphone 16 mund të ketë një buton të ri që do të ndryshojë gjithçka.
Në dizajn shihet një buton i ri i quajtur “Capture Button”, i vendosur në anën e djathtë të pajisjes dhe mund të jetë një revolucion për “selfie”. Me një shtypje të tij, ai do të shkrepë foto dhe do të regjistrojë video. Capture Button do të ndodhet poshtë butonit të ndezjes.
Pritet që ai të ketë opsione për rregullimin e fokusit dhe zmadhimit të pamjes. Veç kësaj do të ndiejë prekjen nga gishti dhe do t’i përgjigjet lëvizjeve të veçanta. Një ide është që vetëm duke e prekur lehtë do mund të rregullohet fokusimi dhe zmadhimi, ndërsa shtypja do të shkrepë foton ose regjistrojë videon.





