- Reklama -

Investitori i Orendës pas vendimit për mbyllje: Është linçim ndaj biznesit tim

Invesitori i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj përmes një konference për media ka thënë se kjo qendër ka qenë subjekt i thirrjeve për linçim, siç u shpreh ai pa asnjë bazë ligjore.

Ai u shpreh se u bën thirrje për mbyllje, përkundër veprimeve të shpejta ndaj infermiereve që janë të përfshira në sulmin ndaj të moshuarës.

- Reklama -

“Orenda pa asnjë bazë ligjore ka qenë subjekt i thirrjeve për linqim dhe thirrjeve për mbyllje të biznesit, edhe pse ne vepruam shpejtë për veprimet e infermierëve.Duke qenë se ky objekt duhet të mbyllen ditën e hënën, sipas atij vendimi që Ministria e nxori në publik, isha i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të vin t’i tërheqin rezidentët nga qendra Orenda në Pejë”, është shprehur ai.

Tutje, ai tha se infermiereve që tani janë nën hetim, nuk paraqesin fytyrën e Orendës dhe se vendimi për mbyllje sipas tij është linçim ndaj biznesit.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, pos të kthejë shpinën vendlindjes ku solla të gjitha kursimet e mia dhe të familjes sime, duke investuar në këtë qendër, tani e kuptoj më mirë pse Kosova nuk ka ivestime dhe investor të huaj, ose edhe ata që vijnë ikin, sepse këtu pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare. Nuk di që ka ndonjë vend në Evropë që raste si ky nuk ndodhin, fatkeqësisht rasti si ky i joni ndodhi, por palët punojnë bashkë për të përmirësuar çkado që kërkohet.

E kuptova këtë javë se në Kosovë ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë, ky është linqim ndaj biznesit tim, thirrjet për të mbyllur biznesin nuk di si t’i quaj ndryshe.E kam thënë dhe e përsëris se sjelljet e infermiereve që tani janë në hetim, nuk paraqesin fytyrën tonë si biznes, paska qenë e kot kërkimfalja ime morale e menjëhershme”, u shpreh tutje ai. /klankosova

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort