Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit, njëkohësisht drejtor i kompanisë “Grupo Érre”, Ramiro Brito, kryetarin e Shoqatës së Dhomave Mesdhetare të Tregtisë dhe Industrisë, Luis Roby dhe ish-ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.
Investitorë nga Portugalia vizitojnë Prizrenin, fokus inovacioni dhe zhvillimi urban

“Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme, me ç’rast shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e projekteve konkrete në Komunën e Prizrenit, e cila është destinacion tërheqës për investime dhe partneritete afatgjata me ndërmarrës ndërkombëtarë” – thuhet në njoftimin e komunës.
Mysafirët portugezë vizituan edhe Innovation and Training Park (ITP) në Prizren, ku u njohën nga afër me infrastrukturën, hapësirat dhe mundësitë që ofron ky park për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

