Mërgimtarët e kanë lëshuar dorën për blerje të patundshmërive. Vetëm në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar, janë shpenzuar 265 milionë euro investime të huaja direkte në këtë sektor.
Blerja e banesave, shtëpive e tokave përbënë 68 për qind nga gjithsej 389 milionë eurove të investimeve nga jashtë. Kurse 87 milionë euro janë investuar në shërbime financiare.
Investimi i huaj në patundshmëri është rritur për 106 për qind nga viti paraprak. Sipas Petrit Kastratit nga Topia Real Estate, në rritjen e këtij trendi ndikoi periudha e post-izolimit pandemik. Ky thotë se gjatë 2020-ës, shumë mërgimtarë nuk patën mundësi të vinin në Kosovë, dhe kjo ka ndikuar që kërkesa të rritet një vit më vonë, njofton Klankosova.tv





