LAJME

Intervistohet nga policia pasi kishte mbuluar kamerën në një bankomat në Prishtinë

Intervistohet nga policia pasi kishte mbuluar kamerën në një bankomat në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2021, 09:43

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një person, pasi kishte mbuluar kamerën e një bankomati.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë, të martën rreth 01:25.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte mbuluar kamerën e një bankomati”.

Njësitë policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Front Online

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika