LAJME

Intervistohet nga Policia një person nga Mushnikova i cili publikoi foto me armë në dorë

Intervistohet nga Policia një person nga Mushnikova i cili publikoi foto me armë në dorë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2021, 20:02

Një qytetar nga fshati Mushnikovë, kishte dalë në fotografi duke ekspozuar një armë të tipit revole, dhe të njëjtën fotografi e kishte postuar në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook.

Policia e identifikoj të dyshimtin dhe menjëherë e gjeti lokacionin e tij, duke e ftuar në intervistë. Gjatë ballafaqimit me fotografinë e postuar i njëjti e pranoj se ishte në posedim të armës të cilët e kishte në fotografi dhe të njëjtën e dorëzoj pranë organit të policisë në nënstacionin e policisë në Sredskë-Prizren.

Hetuesit policor sekuestruan armën e tipit Revole ISSC M22 dhe një karikator të zbrazët.

Ndaj të dyshimtit M.R i lindur në vitin 1992, policia ushtroj kallëzim penal për posedim të paautorizuar të armës, në lidhje më këtë u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime të mëtutjeshme, thuhet në komunikatën e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika