- Reklama -

Interesim i madh për ndeshjen Trepça – Bashkimi, radhë të gjata për bileta në Mitrovicë

Një interesim i jashtëzakonshëm po mbretëron për finalen e gjashtë mes KB Trepça dhe KB Bashkimi, që pritet të zhvillohet sonte nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Tri orë përpara se të nisë zyrtarisht shitja e biletave, plot tifozë janë mbledhur pranë palestrës, me shpresën për të siguruar një vend në tribuna për këtë përballje të zjarrtë.

- Reklama -

Sipas njoftimit të klubit, biletat do të dalin në shitje në ora 12:00, në Fan Shopin e Trepçës.

Për shkak të interesimit të madh për finalen dhe për sigurinë e të gjithëve, KB Trepçka ka njoftuar se nuk lejohet hyrja me një biletë për dy persona, përfshirë edhe fëmijët.

Aktualisht, seria është 3:2 për ‘Xehetarët’. Trepça është vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit të kampionit, ndërsa Portokallezinjtë nga Prizreni kërkojnë fitoren për të barazuar serinë në 3:3 dhe për të shtyrë gjithçka në finalen e madhe të së dielës.

Seria nisi me triumfin e Bashkimit 84:77, por më pas Trepça reagoi fuqishëm duke fituar tri ndeshje radhazi – 79:72, 88:71 dhe 80:74.

Megjithatë, në sfidën e fundit, prizrenasit rikthyen emocionin në këtë finale, me një fitore 85:77.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort