LAJME

Instituti Hidrometerologjik paralajmëron edhe sot mot të vranët e me reshje shiu

Instituti Hidrometerologjik paralajmëron edhe sot mot të vranët e me reshje shiu
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Janar 2026, 06:45

Gjatë ditës së djeshme si pasojë e reshjeve të mëdha që ranë shumë zona në Kosovë u përmbytën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për qytetarët.

Ndërkaq, edhe sot parashihet që në disa vende të ketë shi.

Sipas Institutit Hidrometeorlogjik, temperaurat minimale do të lëvizin nga 1 e deri 3 gradë Celsius.

Derisa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 e deri në 6 gradë Celsius.

IHMK-ja tutje thekson se era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 8 metër për sekond.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika