- Reklama -

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar vërshime në disa zona, si pasojë e reshjeve që kanë filluar të mërkurën në tërë vendin.

Sipas IHMK-së këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor.

- Reklama -

Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, thuhet në njoftim e IHMK-së.

Në njoftim theksohet se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuotat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.

IHMK-ja ka parashikuar se gjatë orëve të pasdites së sotme gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualisht të stabilizohet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort