Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete tjera të argëtimit e rekreacionit (muzikë nate).





