Drejtoria e Inspektorateve në Prizren sërish ka vazhduar me aksion për largimin e pengesave, mallrave të ndryshme dhe reklamave të vendosura pa leje në hapësira publike në disa rrugë të qytetit të Prizrenit
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i komunës së Prizrenit në faqen e tyre në facebook.
Ka vazhduar aksioni i Drejtorisë së Inspektorateve – Sektori Komunal, për largimin e pengesave, mallrave të ndryshme dhe reklamave të vendosura pa leje në hapësira publike nga qytetarët e pronarët e bizneseve.
Aksioni është zhvilluar në rrugët “Edit Durham”, “Rrustë Kabashi”, “Flamuri”, “Ahmet Prishtina” etj., ndërsa, do të vazhdoj edhe në zona të tjera të qytetit, thuhet në njoftim.
