LAJME

Inspektorati në Prizren inspekton marketet për ngritjen-zbritjen e çmimeve të produkteve

Inspektorati në Prizren inspekton marketet për ngritjen-zbritjen e çmimeve të produkteve
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2023, 13:18

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati i Tregut në Komunën e Prizrenit, ka dalur në terren për të verifikuar ngritjen-zbritjen e çmimeve të produkteve, sidomos të atyre ushqimore.

Njoftimi i plotë:

Po vazhdon aksioni i Drejtorisë së Inspektorateve – Inspektorati i Tregut në Komunën e Prizrenit, për mbrojtjen e konsumatorit nga dëmtimi fizik, material dhe shëndetësor.

Inspektimet janë përqendruar në ngritjen-zbritjen e çmimeve të produkteve, sidomos të atyre ushqimore, në prag të festave të fund vitit.

Gjithashtu, në fokus të inspektimit, është edhe vendosja e çmimeve së bashku me flamujt e vendeve të origjinës së produkteve, përputhja e çmimeve raft-arkë, matja e saktë dhe siguria e produkteve për konsum të përgjithshëm.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika