Drejtoria e Inspektorateve, sektori komunal, të shtunën ka organizuar aksionin për lirimin e hapësirave publike – largimin e pengesave të ndryshme, reklamave etj. – të vendosura pa leje të organeve kompetente komunale në rrugë, trotuare, rrethe dhe hapësira të tjera publike, njofton faqja zyrtare e komunës.
Inspektorati në Prizren, aksion për largimin e pengesave dhe reklamave nga disa pjesë të qytetit

Aksioni është zhvilluar në rrugët “Transiti i Ri”, gjatë magjistrales Prizren-Gjakovë dhe nga rrethi i Arbanës deri te ai i “Bellonës”, ndërsa, do të vazhdoj edhe ditët në vijim në gjithë qytetin, ku do të merren masat e parapara ligjore, thuhet në këtë njoftim.



Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

