Inspektorati Qendror i Tregut ka njoftuar se sot ka larguar rreth 5,000 lodra nga materiali i butë që kanë formë dhe aromë të ushqimeve dhe frutave, ngase sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, ato konsideron imitim i rrezikim i ushqimeve.
Inspektorati largon nga tregu rreth 5,000 lodra imitime të ushqimeve

“Sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, këto produkte konsiderohen imitim i rrezikshëm i ushqimeve dhe si të tilla janë të ndaluara të prodhohen dhe të tregtohen. Produkt me dukje mashtruese, që nuk është ushqim, por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi për të cilat konsumatorët në veçanti fëmijët i vë në konfuzion për të zëvendësuar atë me ushqim dhe për shkak të kësaj e vënë në gojë ose e gëlltisin, që mund të paraqet rrezik dhe të shkaktojë, ngufatje, helmim ose edhe pengesa në traktin e tretjes”, thuhet në njoftimin e inspektoratit.
Inspektorati ka kërkuar nga qytetarët që nëse hasin produkte të tilla në treg, të mos hezitojnë që ta informojnë Inspektoratin e Tregut në MINT.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

