Inspektorati Farmaceutik i Kosovës kërkon nga operatorët ekonomikë që shpërndajnë gaz medicinal në institucionet publike apo private, që gazi që prodhohet dhe shpërndahet të jetë vetëm nga operatorët, të cilët janë të licencuar nga autoriteti kompetent që është Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).
Gjatë inspektimeve të kryera, Inspektorati Farmaceutik ka hasur në institucione shëndetësore që janë furnizuar me gaz medicinal nga operatorë ekonomik të paautorizuar, me ç’rast ka bllokuar dhe ndaluar përdorimin e këtij produkti.





