LAJME

Infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19 të pakënaqur, do të protestojnë sot

Infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19 të pakënaqur, do të protestojnë sot
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2022, 07:48

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj. Në një dokument thuhet se protesta do të fillojë nga ora 09:00 deri në 10:00.

“Ne, infermierët dhe stafi mbështetës të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë paqësore do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me pagat të cilat nuk na janë dhënë për gati tre muaj”, thuhet në dokument.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika