Infektologu Ilir Tolaj ka thënë që është me rëndësi të dihet, sipas tij, në mënyrë që opinioni të mos shqetësohet se virusi ka përjetuar “mutacione nga më të shumta në numër deri tani.
“Ajo që është shumë e rëndësishme ta dijë opinioni, në mënyrë që të mos shqetësohet tej mase, është që virusi ka përjetuar mutacione nga më të shumtat në numër, që nga fillimi i pandemisë e deri tash. Sipas disa studimeve, llogaritet që janë mbi 1600 mutacione që i ka përjetuar deri tash, por që vetëm disa prej këtyre formave mutante, kanë arritur që të jenë të qëndrueshme dhe të mbizotërojnë në regjionet e caktuara ose në hapësirat e caktuara gjeografike”.





