- Reklama -

Infektologu Ahmeti thirrje qytetarëve: Respektoni me përpikmëri masat në fundvit, situata me Covid mund të përshkallëzohet!

Masat ekzistuese anti Covid që janë në fuqi kanë dhënë rezultatet e veta, duke bërë që numri i rasteve të reja të ulet dhe disa komuna të lëvizin nga zona e kuqe në të verdhë, shkruan Gazeta Blic.Por festat e fundvitit, ardhja e mërgimtarëve dhe lëvizjet e shpeshta që mund të bëhen gjatë kësaj periudhe, sjellin një sfidë të re përpara për organet e shëndetësisë në vend.Infektologu, Sali Ahmeti, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se situata momentale me Covid-19, është stabile dhe se masat ekzistuese kanë dhënë efektet e veta.

Ai pranon se sfidues mbetet fundviti pasi mund të kemi tubime të ndryshme, dhe mos-respektimi i masave do të rezultonte me rritje të rasteve të reja.“Aktualisht kemi një situatë stabile, masat ekzistuese duhet të respketohen . Besoj shumë shpejt, “Grupi i Ekspertëve” do të dalë me një sygjerim për masat që parashihen para vitit të ri. Respektimi i masave ekzistuese ka dhënë efektet e veta, të mira deri tash. Fundviti sjell mundësi të tubimeve të ndryshme, të cilat nëse mbahen në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa respektim të këtyre masave mund të rezulton me shtimin e numrit të rasteve” tha shkurt Ahmeti për Gazeta Blic
Ditët e fundit numri i rasteve me Covid-19 ka rënë, ç’ka ka sjellë përmirësim të situatës me Coronavirus në vend.

- Reklama -

Gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar 329 raste të reja me Coronavirus dhe kanë humbur jetën 5 persona.Nga infektimi me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i Pandemisë, fatkeqësisht, kanë humbur jetën 1 mijë e 203 persona.Aktualisht janë 11 mijë e 551 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort