India do të rihapet për turistët e huaj nga 15 tetori, pas një mbylljeje prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë COVID-19, njoftoi qeveria.“Pas marrjes parasysh të informacioneve të ndryshme, India ka vendosur të fillojë dhënien e vizave të reja turistike për të huajt që udhëtojnë në Indi, nga 15 tetori 2021″, tha Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp.
India rihapet për turistët e huaj

“Turistët e huaj, transportuesit që ia sjellin ata në Indi, si edhe të gjithë aktorët në aeroporte, duhet të ndjekin të gjitha protokollet COVID-19”, shtoi ajo. India pezulloi të gjitha vizat për të huajt në mars 2020, kur COVID-19 filloi të përhapet në të gjithë botën, pasi qeveria vendosi një bllokim të rreptë në vend.
Midis marsit dhe majit, India u godit nga një valë e ashpër epidemike, me kulme prej rreth 400 000 infektime dhe 4 000 vdekje në ditë të regjistruara në pikun e krizës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

