Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se inflacioni për janar 2026 ishte mesatarisht 5,8% në nivel vjetor, ndërsa 1,2% në nivel mujor.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,8 % në muajin janar 2026, krahasuar me muajin janar 2025. Inflacioni mujor ishte 1,2 % në muajin janar 2026”- thuhet në komunikatën e ASK-së.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,8 % në muajin janar 2026, krahasuar me muajin janar të vitit 2025. ASK tregon grupet të cilat ndikojnë në këtë rritje.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve 50,4 %; furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin 44,4 %; lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, etj. 17,2 %; energji elektrike 16,7 %; pemë 15,5 %; mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 15,1 %; shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 14,5 %; pushime të organizuara 13,5 %; mish 13,1 %; kafe, çaj dhe kakao 10,3 %; qumësht, djathë dhe vezë 8,7 %; shërbime hoteliere 8,6 %; shërbime ambulantore 8,2 %; pije alkoolike 6,5 %; mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 6,2 %; peshq 6,1 %; kujdes personal 5,9 %; sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 5,2%; vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 5,1 %; bukë dhe drithëra 4,9 %; prodhime ushqimore 4,9 %; gjëra personale 4,7 %; vajra dhe yndyra 4,3 %; duhan 4,3 %; veshje 2,7 %; perime 2,7 %; dhe këpucë 1,7 %, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,2 për qind në IHÇK”- njofton ASK.
Në anën tjetër, ASK tregon se rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -7,3 % me një ndikim prej -0,4% në IHÇK.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,2 % në muajin janar 2026, krahasuar me muajin dhjetor 2025. Biletat e fluturimeve dhe furnizimiet me ujë dhë shërrbimet e ndryshme për vendbanimin, kontribuan më shumë në këtë rritje.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve 42,1 %; furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin 41,4 %; lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, etj. 4,6 %; perime 4,2 %; gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshtet dhe manaret 1,8 %; energji elektrike 1,5 %; pije alkoolike 1,0 %; dhe mish 0,7 %, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,4 për qind në IHÇK”- bën të ditur ASK.
Sipas agjencisë, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -3,4 % me një ndikim prej -0,2 % në IHÇK.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin “Indeksi e Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar 2026, viti bazë 2015=100”.
ASK më tej njofton se së shpejti do të publikohen edhe të dhëna të përditësuar për këtë indeks.
“Ju njoftojmë se së shpejti do të publikohet seria e përditësuar e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (HÇK), e cila përfshin shportën e përditësuar të konsumit, vitin bazë 2025 = 100, si dhe klasifikimin sipas COICOP 2018”- njofton ASK./Kallxo.com
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.