Të enjten, KB Go+ Peja njoftoi se basketbollisti i saj, Dardan Berisha u godit në kokë nga gjësende të hedhura nga tribuna gjatë ndeshjes mes Bashkimit dhe Pejës që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Pas incidentit, po sipas njoftimit, basketbollistit e skuadrës pejane u tërhoq për disa minuta në zhveshtore. Skuadrat u rikthyen në parket pas ofro 40 minutash dhe u fituar nga Bashkimi me rezultat 96:90.
Lidhur me këtë, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se gjatë minutës së tretë të çerekut të dytë, lojtari i KB Go+ Peja, Dardan Berisha, është goditur nga tribuna me një shkrepëse. Përveç kësaj, sipas FKB-së, gjatë kësaj ndeshje janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj ekipit mysafir, të cilat, sipas Federatës cenojnë rëndë imazhin e basketbollit dhe çdo normë të sportivitetit.





