LAJME

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Mars 2025, 01:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të martën në mbrëmje. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni”. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rastit.

Pak minuta më vonë njëri nga dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.

Ndërkohë, i plagosuri tjetër vazhdon të trajtohet.

I dyshuari është ende në arrati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika