LAJME

Incidenti i rëndë te shkolla në Suharekë: Kërkohet paraburgim ndaj pronarit të qenit që sulmoi nxënësit

Incidenti i rëndë te shkolla në Suharekë: Kërkohet paraburgim ndaj pronarit të qenit që sulmoi nxënësit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2025, 14:36

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi të mërkurën në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një polic vrau qenin që u fut brenda objektit dhe sulmoi katër nxënës. Pronari i qenit u arrestua dhe përfundoi në mbajtje, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari Hasan Gjesha u arrestua nën dyshimet se ka lënë pa përkujdesje qenin, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Sinjali mëson se ndaj tij, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit dhe seanca dëgjimore është mbajtur sot.

Dy nga katër nxënësit që u lënduan kanë marrë plagë më serioze dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika