Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është inaguruar rruga në Has, e cila sipas tij afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës.
Ai në një postim në “Facebook”, ka theksuar se kjo rrugë është jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët.
“Sapo bëmë inagurimin e rrugës në Has, rrugë kjo e rëndësishme që përshkon gjatësinë prej 10 km, e që njëherit afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës. Pas marrëveshjes ndërshtetërore për projektin Kërstec-Pakisht-Zapod, sot inaguruam mbarimin e asfaltimit të rrugës, që e lidhë Gjakovën me Krumën e Dobrunën, rrugë kjo jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zones”, ka shkruar Aliu.