Faqja zyrtare e MPJD-së, njofton oërmes një komunikate për hapjen e Konsullatës së Kosovës në Hamburg të Gjermanisë. “Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe rritjes së reputacionit të shtetit tonë është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg të Gjermanisë.
Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe euro deputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, Ambasadori në Gjermani, Faruk Ajeti, Zv.Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, z. Behar Isma, Këshilltari i Ministres, znj, Donika Gërvalla, Lendrit Iljazi, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve e intelektualëve si dhe bashkë atdhetarëve tanë.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg tani gjendet në adresën, Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg, Gjermani.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar në mbështetjen institucionale të mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke qenë sa më afër dhe në sherbim të tyre.’, thuhet në fund të kësj komunikate.