Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë sot në inaugurimin e çerdhes së re në Suharekë.
Ajo është shprehur e lumtur për këtë gjë, duke thënë se ky është një ambient i ngrohtë dhe mikpritës për fëmijët, përcjell Klankosova.tv.
“Jam veçanërisht e lumtur që jemi sot bashkë në një moment kaq të bukur si ky, ku inaugurojmë një çerdhe, një ambient më shumë për fëmijët tanë, por më shumë se një ambient më shumë, një ambient të ngrohtë e mikpritës për fëmijët e komunës së Suharekës”, është shprehur Nagavci.
I pranishëm aty ishte edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili këtë ditë e konsideroi të një rëndësie të veçantë.
“Suhareka dalëngadalë po ndryshon çdo ditë e më mirë, sot është një ditë shumë me rëndësi në radhë të parë për fëmijët tanë, për nipat, për mbesat, për personelin e çerdhet “Flutura”, është shprehur ai./KlanKosova.tv/