Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se ka rënie të importit të mjeteve piroteknike, krahasuar me vitet paraprake.
Ai thotë se dikur kishte import me mbi 1 milion kilogramë të këtyre mjeteve, ndërsa këtë vit janë diku 440 kilogramë, me vlerë prej 800 mijë eurove, transmeton Klankosova.tv.
“Importi i fishekzjarreve, sidomos në periudhën e fundvitit rritet pak më shumë, por mund të them se nëse krahasohet me periudhat paraprake, ne kemi një ulje”, tha Stavileci për emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosova.





