Njohësi i çështjeve politike Dorajet Imeri, thotë se gjasat që Vjosa Osmani të zgjedhet në postin e Presidentes janë shumë të mëdha.Imeri thotë se Osmani ka legjitimitet më shumë se çdo emër tjetër dhe ka së paku 70 vota të sigurta.“Gjasat që znj. Vjosa Osmani të bëhet presidente, janë të mëdha, janë edhe reale.
Ajo pos që ka legjitimitet politik më shumë se kushdo tjetër që është lakuar si emër potencialë, për president, ajo ka një mbështetje, do të thoja të garantuar, nga së paku 67-70 veta në kuvend aktualisht, pa përfshirë deputetët e LDK-së.”
Tutje Imeri potencon se ka shumë gjasa që në Kuvend për votimin e presidentit të qëndrojë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.A rëndit disa arsye pse LDK-së nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje në këto momente dhe mund ta ndihmojnë Vjosa Osmanin të bëhet Presidente.” Pres që Lidhja Demokratike, në mos ta votojë znj. Osmani, së paku të marrë pjesë në votim, që do të ishte e mjaftueshme për të për t’i siguruar së paku raundin e tretë, ku ajo pastaj edhe pa LDK-në do të zgjidhej presidente.
LDK-ja, ka interes për ta votuar z. Osmani për president. Arsyetimet, sipas mendimit tim janë si vijon:1- LDK-ja, në këtë kohë nuk ka asnjë interes për zgjedhje.2- LDK-ja, ka nevojë për reforma të thella dhe të reflektojë konstruktivitet ndaj institucioneve, sidomos duke e ditur se sjellja e saj paraprake i ka kushtuar në zgjedhje e do t’i kushtonte edhe në zgjedhjet lokale.
3- LDK-ja, synon që me bisedimet ‘’kokë me kokë’’, me z. Osmani, synon të imponohet si faktor në krijimin e institucioneve, ose sikur të dëshmohet se ajo e ka kaluar hidherimin me z. Osmani, dhe përmesa përkrahjes ndaj saj të rikthejë votuesit e saj potencial të humbur në zgjedhjet e kaluara.4-Tjetër, pikë është fakti se nëse z. Osmani mbetet pa postin e presidentes, do ta forconte Listën e saj, dhe kjo do të ishte fatale për LDK-në” tha Imer për Gazeta Blic.
Ndërsa sa i përket angazhimit të kryeministrit Kurti për t’i siguruar votat Osmanit për këtë post, Imer përgjigjet kështu.“Kurti dhe Osmani kanë garuar bashkë, ata kanë fituar bashkë dhe kanë një marrëveshje për ta realizuar, prandaj ai synon që të plotësojë atë që ka synuar nga fillimi”Kryetari i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” më kryetaren e Listës “Guxo” dhe pretendenten për Presidente Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për çështjen e Presidentit.Nga ky subjekt politik. LDK-ja, akoma nuk kanë dalë me një qëndrim përfundimtar në lidhje me këtë çështje./Gazeta Blic/